Loading...

20 mijë vetë vijnë për fundjavë në bregdet/ Kosova ‘pu shton’ Shqipërinë

Mëngjesi i së shtunës ka nisur me një fluks te lartë të qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Pika kryesore e kalimit mbetet Morini dhe “Rruga e Kombit”.

Janë familjarë, grupe miqsh që po shkojnë drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, veçanërisht atyre bregdetare, për të kaluar këtë fundjavë.

P olicia kufitare është impenjuar që në orët e para të mëngjesit me procedurë të përshpejtuar për të lehtësuar kalimin sa më shpejt të kufirit.

Vetëm gjatë orëve të para të së shtunës e deri pasdreke, përllogariten të kenë hyrë më shumë se 8000 mjete dhe rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Ata janë dyndur në zonat bregdetare, kryesisht në Shëngjin, Velipojë, Gjiri i Lalzit, Durrës, Golem, por edhe në jug, Vlorë, Dhërmi e Sarandë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com