Ai po bënte një selfie në shoqërinë e disa miqve kur humbi ekuilibrin.
I riu ra nga ura Garibaldi, në qendër të Romës, dhe përfundoi poshtë, në zonën e asfaltuar.
Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 20.30 në zonën e Trastevere.
31-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe pret t’i nënshtrohet një operacioni. Punonjësit shëndetësorë të spitalit lajmëruan pol icinë. Sipas pol icisë, 31-vjeçari, në shoqërinë e disa miqve, ndërsa bënte një selfie me celularin e tij, hu mbi ekuilibrin dhe përfundoi poshtë urës.