Dita e shtatë e provave të Eurovision 2021 përfundoi, e cila përfshinte provat e dyta të vendeve pjesëmarrëse në gjysmën e mbetur të gjysmëfinales së dytë.
Tetë vende bënë provën e dytë teknike dhe pati surpriza pozitive dhe negative.
Sipas medieve greke Bullgaria në përgjithësi kishte provën më të mirë, pasi prezantimi në skenë ishte shumë mbresëlënës dhe interpretimi i Victoria-s gati perfekt.
Bullgaria padyshim që ndodhet në pozita shuma të mirë.
Po ashtu vlerësohet se Shqipëria vo dhi shfaqjen me eks ploziven Anxhela Peristeri duke bërë një paraqitje shumë profesionale dhe duke e bërë gjithnjë e më të sigurt kualifikimin e saj për finalen e së Shtunës.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, teksa mbajti provën e saj të dytë është pasqyruar në mediat helene, të cilat i kanë bërë edhe elozhe për faktin se ajo flet greqisht.
E pyetur nga mediat helene se cila është kënga e saj e preferuar greke në garën e Eurovision, Anxhela u përgjigj se kënga e saj e preferuar është My Number One nga Elena Paparizou dhe natyrisht ajo e interpretoi atë drejtpërdrejt në konferencën për shtyp.