Një vajzë e re mbeti pa njërën këmbë dhe pa gishta në tjetrën, pasi një u fut në një pishinë me ujë të nxehtë, në një festë me miqtë e saj, që i shkaktoi meningjit.
Ajo ishte duke festuar në një mbrëmje Janari.
25-vjeçarja Lauren Briggs, u zgjua në shtëpinë e miqve të saj me vështirësi për të marrë frymë, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke u argëtuar.
Dy shohet se u fut në një pishinë me ujë të nxehtë, ku mori infeksionin, që i shkaktoi meningjit.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me septicemia meningokoksike.
Ky infeksion në gjak që mund të jetë vd ekjeprurës, ndodh kur bakteret në trup shumëfishohen në mënyrë të pakontrolluar.
Mjekët luftuan për t’i shpëtuar jetën Lauren-it dhe u detyruan që t’i prisnin këmbën e djathtë deri poshtë gjurit, si dhe gishtërinjtë në këmbën e majtë.
E reja nga Essex, Britania e Madhe, e cila punonte si recepsioniste në një klinikë mjekësore, më tej do të duhet ta kalojë jetën në karrige me rrota.
“Atë natë isha futur në pishinën me ujë të ngrohtë të miqve të mi dhe mjekët më thanë se mund të kem rënë në kontakt me infeksionin nëpërmjet një ça rje të vogël që kam pasur në këmbë.”
“Pishinat me ujë të ngrohtë janë të mbushura me baktere, kështu që me gjasë ky mund të ketë qenë shkaku. Kur shkova për të fjetur atë natë ndjeja trazim në stomak. Në orët e para të mëngjesit miqtë më gjetën në dysheme, duke u përpë litur për të marrë frymë”, tregoi e reja për britaniken Mirror.
“Gjëja tjetër që mbaj mend është që u zgjova në spital duke mos ia pasur idenë se çfarë kishte ndodhur. Këmbët i kisha të zeza… pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, ata nuk mundën dhe në fund u desh t’i pr isnin që të më shpëtonin jetën. Kur ngrita mbulesën dhe pashë çfarë më kishte ndodhur u dë shpërova”, – tha vajza.