Ministri i Financave të Katarit është marrrë në pyetje nën dy shimet për ab uzim pushteti dhe shp ërdorim fondesh publike në këtë shtet të pasur me burime energjetike. P rokurori i Përgjithshëm i vendit dha urdhër për arr estimin e tij, njoftoi të enjten media shtetërore.
Ndalimi i ministrit Ali Sharif al-Emadi është një zhvillim i pazakontë që sipas analistëve mund të jetë një hap i parë drejt një fushate të gjerë për të rritur transparencën dhe për të luftuar mitmarrjen në këtë vend.
Agjencia e Lajmeve e Katarit tha se pro kurori i përgjithshëm nuk kishte ofruar hollësi mbi ndalimin e ministrit që e ka mbajtur këtë post që në vitin 2013.
Deklarata theksonte se autoritetet kishin hapur het ime lidhur me “kr ime në sektorin publik” por nuk ishte e qartë nëse vetë ministri ishte nën ak uza. Zoti al-Emadi nuk iu përgjigj kërkesës për komente.
Ali Sharif al-Emadi doli në skenën publike në Katar pasi emiri aktual erdhi në fron. Ai ka qenë më parë në krye të Bankës Kombëtare të Katarit, duke e shndërruar atë në një nga intitucionet më të mëdha huadhënëse në Lindjen e Mesme. Ai është një ndër zyrtarët më të fuqishëm të vendit, pasi ka qenë në bordin e thesarit si dhe president i bordit ekzekutiv të shoqërisë ajrore Qatar Airways.
Pa asnjë shpjegim, ai u zëvendësua kohët e fundit në rolin e kryetarit të Qendrës Financiare të Katarit, një organizëm që mbikqyr operimet e firmave të huaja të investimit në vend.
Vjet, revista The Banker, një botim mbi zhvillimet financiare me bazë në Britani, e veçoi zotin al-Emadi si “ministri më i mirë” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke përmendur shkathtësinë që kishte treguar në menaxhimin e krizave të ndryshme, përfshirë pandeminë që solli rënie dra stike të kërkesës për naftë dhe gaz si dhe bojkotimin e Katarit nga vendet e tjera të Gjirit.
Kor rupsioni mbetet një problem i mprehtë në vendet arabe të Gjirit Persik dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme. Fakti që autoritetet e publikuan ndalimin e ministrit al-Emadi sinjalizon se “përpjekja do të përdoret si sinjal ndaj ministrave të tjerë, zyrtarëve të qeverisë dhe personave në sektorin privat,” shkruante analistja Sofia Meranto me Grupin Euroaziatik, një firmë konsulente mbi zhvillimet politike. “Për sa i përket ekonomisë së Katarit, ky veprim pritet të krijojë tro nditje”./zeri i amerikes