Sekretari në qendrën e votimit të fshatit Vashtmia në Maliq, Edmond Vincani ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të regjistruar në qendrën e votimit nr. 3826, ku mbetën të pl agosur pas dh unës burrë e grua.
Vincani ka treguar se burri ka kërkuar që të votojë për të ëmën, por nuk është lejuar nga vëzhguesi I PD-së, i cili ka tentuar t’i largojë.
Ata nuk kanë pranuar të largohen. Pasi kanë dalë nga qendra e votimit janë ko nfrontuar fizikisht, si dhe kanë përdorur edhe ka rrige.
“Në qendrën e votimit 3826 erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i PD e kundërshtoi duke thënë se ligji nuk e lejon votimin familjar. Ndërkohë ata pro testuan me dhu në, ne duam të votojmë, erdhi dhe i biri dhe u konflikutuan me vëzhguesin e PD”.
“Pas kësaj në rr ëmujë e sipër kanë dalë korridor dhe nuk kam parë më tej se çfarë ndodhi. Vëzhguesi nuk është se bëri ndonjë gjë, vajti për t’i ndaluar i biri e kapi i tha ik se nuk më ndalon dot. Adrian Avdolli bashkë me të birin ishin të shoqëruar edhe nga gruaja”, tha ai.
/NOA.al