Loading...

Italia ndryshon rregullat për shtetasit shqiptarë që hyjnë në këtë vend

Italia ka ndryshuar rregullat për shtetasit shqiptarë që hyjnë në këtë vend, duke përdorur sërish si argument nxitës, virusin Covid-19.

Ministria jonë për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi se Italia ka vendosur rregulla të reja për hyrjen në vend, të vlefshme deri më 30 prill 2021.

Shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë janë të detyruar të kenë me vete gjatë udhëtimit një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, të kryer të paktën 48 orë para hyrjes në Itali.

Pas hyrjes në Itali, udhëtarët kanë detyrimin e 10 ditëve karantinë. Në përfundim të ditëve të karantinës, ata duhet të kryejnë sërish tamponin.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com