Loading...

‘Së shpejti mun të kemi dosje tjetër k riminale, cilit qytet i përket’

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha informoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se shumë shpejt drejtësia mund të ketë një tjetër dosje kr iminale në dorë sa i përket krimit të organizuar në Elbasan.

Sipas saj numri i bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka shkuar në 3 në prokurorinë e Elbasanit, dhe kjo jep shpresë se mund të zgjidhen shumë ngërçe që janë krijuar deri tani.

“Mendoj që në Elbasan ka grupe të struktura aq sa të vërdallisin po licinë. Këto grupe janë aq të forta sa kanë ndikuar edhe në emërime të caktuara të këtij qarku. Është e vërtetë që sollëm rastin e Çapjave, disa prej tyre i kanë shpëtuar drejtësisë e kanë blerë apo jo nuk është vetëm forca e parasë, por ata kanë edhe forcën e errët të tyre. Ata përfaqësojnë grupe të strukturuara kriminale për të rënë në gjurmët e tyre është shumë e vështirë. Ata dalin befas nga spitalet apo sëmuren se kanë probleme. Unë shikoj ogur të mirë që pro kuroria ka arritur të ketë 3 bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe mund të kemi së shpejti një dosje tjetër”, tha Hoxha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com