Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën Teksas në Kamzë.
Sipas burimeve një vajzë e mitur është përdhunuar në Tiranë nga një 21-vjeçar i cili mësohet se është vënë në pranga.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se është vënë në pranga Saimir K., 21 vjeç nga Kamza.
I riu akuzohet se mbrëmë ka përdhunuar të miturën, 11-vjeçaren me iniciale A. Z., banuese në zonën e bregut të lumit në Tiranë.