Ka mbetur mis ter fati i punonjësit të sigurisë së magazinës pranë qendrës tregtare Casa Italia te mbikalimi i Kamzës në Tiranë.
Shtate orë pas ngjarjes, nuk dihet ende asgje cfare ka ndodhur me Arjan Sulën.
Xhaxhai i 30-vjeçarit thotë se shpresat i kanë vetëm te Zoti, pasi shteti nuk ka bërë asgje.
I riu është prind i një djali 2 vjeç dhe kishte disa vite që punonte në sektorin e sigurisë në këtë magazinë, ndërsa tashmë ishte përgjegjës.
Xhaxhai tha se nipi është futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë, të cilët i nxori, por që vetë mbeti brenda.
“Dëgjohen shpër thime, fl akë, t ym, situata nuk është nën kontroll akoma. Urojmë perëndinë, Zotin ta kemi në anën tonë dhe të dalë shëndoshë e mirë. Me djalin nuk kemi pasur komunikim, morëm vesh që ngeli brenda, nuk doli dot.
E lajmëruan që ra zj arr, shkoi për të ndihmuar personat të dalin, por vetë nuk ka dalë. Edhe një qenie jo njerëzore po të jetë aty të dhi mbset, jo një njeri 30-vjeç që e pret fëmija te shtëpia. Një djalë dyvjeçar e pret në shtëpi, cfarë do i themi nesër?
Si do i themi nesër, që nuk e gjetëm ku është? Dua që shteti të ngrihet në këmbë dhe të mos flenë gjumë. Përgjegjësit të zgjohen nga gjumi. Nuk kemi arritur të futemi dhe të kontrollojmë të gjithë zonën, thonë zja rrfikësit. Zoti na ruajt. Arjani punonte prej shumë kohësh, ishte përgjegjës sigurie” tha ai.
Zj arri në magazinën tek “Casa Italia” ka rënë që nga ora 16:40, ndërsa zj arrfikësit per pese ore u perpoqen per të vendosur nen kontroll fl akët. Paraprakisht dy shohet se shkak i këtij zj arri të ketë qenë një shk ëndijë ele ktrike.