Loading...

Propozim i pazakontë për martesë në 16 mijë metra lartësi

Një parashutist i ka propozuar për t’u martuar të dashurës së tij, ndërsa ata ishin duke zbritur në tokë nga 16,000 metra lartësi dhe ai u lehtësua kur ajo tha po.

Rahim Hajir, 38 vjeç, e kishte përgatitur planin për të propozuar në ajër që javën e kaluar, duke e mbajtur unazën të shtrënguar fort midis dhëmbëve gjatë gjithë kohës.

E fejuara e tij, Kaitlyn Roule, 27 vjeçe, nga Idaho, nuk refuzoi, derisa Rahim zbuloi unazën, ndërsa ata zbritën të sigurt në tokë, pasi u hodhën nga një aeroplan mbi Grand Canyon në Arizona, SHBA.

Rahim pranoi që marrja e unazës në parashutë ishte një veprim i rr ezikshëm dhe kishte marrë dhe një tjetër si rezervë në rast se ajo i binte në tokë.

“Unë doja që propozimi im të ishte i veçantë. Nuk doja një propozim të zakonshëm, si fshehja e një unaze në një gotë torte ose shampanjë, – tha parashutisti. – Unë thjesht mendova se humbja e unazës do të ishte një rrezik që do të duhej të merrja përsipër. Nëse ajo do të kishte thënë jo? Do të kishte qenë shumë e vështirë, por falënderoj Zotin që tha po.”

Nëna e Kaitlyn u habit plotësisht nga propozimi, pasi çifti kurrë nuk kishte diskutuar për martesë më parë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com