Nga 1 shkurti, në aeroportin Levaldigi-Cuneo, në Piemonte të Italisë, udhëtarët do të “kontrollohen” edhe nga katër qen molekularë, që nuhasin koronavirusin.
Në pak sekonda, ata janë në gjendje të identifikojnë njerëzit me Covid dhe pa simptoma. Tashmë të testuar në aeroportin e Helsinkit, qentë molekularë kanë provuar se janë të pagabueshëm me pasagjerët që do të kalojnë tranzit: zero përqind marzhi i gabimit në identifikimin e pozitivitetit, aq sa rajoni i Piemontes, po planifikon t’i përdorë ato edhe në kontekste të tjera.
Aeroporti i Cuneo-s, është i pari në Itali që ka besuar në këtë program revolucionar të verifikimit të rasteve me Covid, për të bërë të mundur që përhapja e infeksionit të parandalohet. /noa.al/