Krimbat mund të konsumohen edhe në vendet e Bashkimit Europian. Kjo është bërë e mundur pas aprovimit të dhënë nga Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore, duke e quajtur si ushqim të sigurt për t’u ngrënë.
Nga analizat e bëra, ka rezultuar se insektet kanë më shumë proteina në krahasim me mishin e kuq.
Shkencëtari Ermolaos Ververis u shpreh për Reuters se ka shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve të ngrënshëm.
“Ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave (mishi i kafshëve) me burime që kanë nevojë për më pak kosto.
Kosto dhe çmime më të ulëta do të çojnë në përforcim të sigurisë ushqimore dhe kërkesat e reja do të hapin gjithashtu mundësi të reja ekonomike”, deklaroi Ververis. /noa.al/