Dy vajza të mitura janë larguar nga banesat e tyre në Tiranë më 1 janar dhe nuk janë kthyer më që prej asaj dite.
‘Abc news’ raporton se vajzat me iniciale, M.H dhe K.A janë 16 vjeçe dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri. Ndërkohë, pas dreke, prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja i kanë pasur të fikur.
Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa.
Prindërit kanë den oncuar në po lici humbjen e tyre, ndërsa prej tre ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt.
“Më datë 01.01.2021, shtetasja A.A dhe shtetasi L.H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kë rkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, – thuhet në njoftimin e sotëm të po l icisë.
Po licia është vënë në lëvizje, ndërsa ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.