Një sallatë ka mjaftuar që mes vëlla e motër të nisë një sh err që përfundoi me pl agosjen e të miturës nga djali 12 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek Rodos, raporton noa.al, në një familje shqiptare që jeton atje prej kohësh.
Djali 12 vjeçar gjendej në kuzhinën e shtëpisë bashkë me motrën dhe mes tyre nisi një de bat se kush do të përgatiste sallatën.
Duket se gr indja nuk ka qenë e mjaftueshme sepse i vogli ka precipituar duke marrë thikën dhe me të, qëlloi të motrën 11 vjeçe tri herë në trup.
Vogëlushja është dërguar në spital për kujdes mjekësor.
Avokati i familjes, Stelios Alexandris, tha për mediat greke se burri i shtëpisë përballet me situatë të vështirë. Ai hu mbi nëntë vite më parë gruan pas një sëmundjeje të rëndë.
Avokati Alexandris, tha se kjo ngjarje ndodhi për një arsye të parëndësishme dhe në një grin dje fëminore. “Të dy të miturit, vëlla e motër u gr indën se kush do ta priste sallatën në tryezën e familjes, duke pritur që babai i tyre të kthehej nga puna,” tha avokati.
Babai 45 vjeçar, kërkoi që autoritetet të lejojnë që familja të kthehet në Shqipëri ku për të vegjlit të mund të kujdesen gjyshja dhe halla e tyre. /noa.al