Maska është bërë ndoshta produkti më i përdorshëm në të gjithë botën, sidomos gjatë këtij viti.
Të shumtë janë ata të cilët e kanë parë si bezdi vendosjen e një maske, edhe nga ana estetike.
Por një i ri nga Japonia ka menduar për këtë dhe ka shpikur diçka të veçantë.
Shuhei Okawara ka marrë tiparet e disa burrave japonezë, duke realizuar maska perfekte 3-dimensionale.
Ai ka menduar t’i nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm, me një çmim prej 950 dollarësh për copë, në dyqanin e tij në Tokio. /noa.al/