Loading...

Ndahet nga jeta një nga mësuesit e njohur të kryeqytetit: ‘Gjithë jetën punove në arsim, edukove shumë breza nxënësish’

Ndahet nga jeta Besnik Nallbani, një nga mësuesit e njohur të kryeqytetit, ish-shef i burimeve njerëzore të DAR-Tiranë. Tërë jetën Besnik Nallbani ai dedikoi arsimit.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari dha lajmin e trishtë. Nuk dihet shkaku i vdekjes, nëse ai vuante nga një sëmundje e rëndë, apo ishte i infektuar me Covid.

Postimi i Shkëlqim Hajdarit:

“Lamtumirë Besnik Nallbani, fisniku i Tironës!”

Të kam pas mik shtëpie e zemre njëkohësisht. Por jo vetëm unë, shumë njerëz të kanë dashur, sepse ishe gojëmbël, punëmbaru, i mençëm, i zgjuar, intelektual, fisnik. Gjithë jetën punove në arsim, edukove shumë breza nxënësish, mirënjohja e të cilëve do të vij atje ku je tashmë.

Në përcjelljen tënde do ishte gjithë Tirona, por kjo ishte e pamundur, për shkak të rrethanave.

Ndaj kurorat me lule janë në emër të mijëra shokëve e miqve të tu.

Ngushëllime familjes tënde të madhe e të mrekullueshme.

Zoti e bëftë v arrin tënd lule, siç e kishe zemrën.

Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com