Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino, ka humbur nënën e saj.
Ka qenë vetë Bino që ka njoftuar lajmin përmes një reagimi, se nëna e saj, Erifili, është ndarë nga jeta.
“E bukura e mençura time, qëndrestarja që gjente zgjidhje për çdo gjë. Shpirti jot do të jetë përherë me ne”, shkruan Silva Bino, ndërsa ka postuar edhe një foto të hershme të nënës.
Pak kohë më parë Silva Bino u infektua me Covid 19 dhe arriti ta kalonte me sukses sëmundjen. /noa.al/