Punonjësi i po licisë që ka vrarë sot 25-vjeçarin Klodian Rasha, në dëshminë e tij para prokurorëve që kanë nisur hetimet, është shprehur se ka dashur ta pyesë të riun për arsyen e daljes në orarin po licor, por sipas tij i riu e ka k ërcënuar dhe është larguar me vrap.
“Ishim për patrullim në zonë për masat anti-Covid. I kërkova të ndalonte, por nuk u bind. E ndoqa nga pas Klodian Rashën dhe duhet ta ndaloja se kishte thyer orën p olicore të vendosur, që pas 22:00 nuk lejohet dalja e qytetarëve. Kam njoftuar sallën dhe kam nisur ta ndjek. Herë pas here i kam bërë thirrje të ndalojë. Por ai herë pas here më kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi. M’u duk sikur më kërcënoi me ar më dhe veprova”, – mësohet të ketë dëshmuar efektivi i po licisë për v rasjen e Klodian Rashës.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Vik tima u dërgua i gjallë në spital, ku edhe humbi më pas jetën.
Mësohet se ai është qëlluar me dy p lumba, njëri e ka kapur në kokë dhe tjetri në shpatull, sipas burimeve. /noa.al/