Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për fundin e botës dhe për Luftën e Tretë Botërore. Këto dy problematika nuk duhet të na kapin në befasi, nëse i referohemi gjithmonë skenarit aktual politik botëror, i cili është mjaft i ashpër e i acaruar nëse kujtojmë presionet e situatës mes Rusisë, SHBA-ve e Koresë së Veriut.
Kohë më parë u bë viral lajmi se Nostradamusi parashikonte shumë shpejt nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Por gjërat kanë ndryshuar edhe më shumë pas profecive të Horacio Villegas, i cili e përshkruan veten e tij si “i dërguari i Zotit”. Ai është një mistik i vetëshpallur që parashikoi se Trump do të zgjidhej president dhe tani pretendon se e ka një datë për Luftën e Tretë Botërore.
Duke folur për Trump në vitin 2015, Horacio kishte shkruar se ai do të zgjidhej president dhe do të bëhej “mbreti i illuminatit” para se ta fusë botën “në një luftë të tretë botërore”. Por ai është edhe më specifik se kaq. Ai parashikoi edhe sulmin e Trump në Siri para se të ndodhte javën e kaluar, ku 60 raketa Tomahavk u lëshuan kundër regjimit të Asadit. Horacio shtoi se ky sulm do ta fuste Rusinë, Korenë e Veriut dhe Kinën në një konflikt.
Por kur do të nisë lufta botërore? Ai thotë se data është 13 maj – në përvjetorin e 100-të të vizitës së Virgjëreshës Mari, nënës së Jezusit, në Fatima, Portugali. Pretendohet se Virgjëresha Mari vizitoi Fatiman, në gjashtë raste të ndryshme. Rasti i fundit ishte më 13 tetor, 1917 kur ajo njoftoi se “lufta do të përfundojë dhe ushtarët së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Horacia, që ka përdorur profetë të ndryshëm, filozofë dhe referenca nga bibla në studimet e tij, mendon se 100 vjetori i paraqitjes së fundit të Virgjëreshës Mari shënon fillimin e luftës botërore. Ai shpjegoi: “Mesazhi kryesor që njerëzit duhet ta dinë në mënyrë që të jenë të përgatitur është se mes 13 majit dhe 13 tetorit 2017, do të ndodh luftë me një shkatërrim të madh, tronditje dhe vdekje”.