Punonjësi i po licisë, Xhuljano Prela, 26-vjeç, pjesë e FNSH-së Shkodër, është gjetur i pajtë në orët e para të mëngjesit brenda një makine.
Mësohet se 26 vjeçari Xhulio Prela, i cili u ek zekutua mëngjesin e sotëm në Lezhë, banonte në Rrile dhe ishte duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit.
Sipas po licisë 26-vjeçari ka gjetur v dekjen nga përdorimi i ar mës. Mësohet se Xhuljano Prela ishte student ne vitin e fundit për gradën nënkomisar.
Prej një viti Prela ishte transferuar në FNSH-në e Shkodrës.
Në superstradën Milot – Lezhë në afërsi të Gajushit, mendohet se është qëlluar nga një automjet tjetër.
Burime bëjnë me dije se automjeti është identifikuar nga po licia. Sakaq në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja ar më zja rri.
Prela ishte me origjinë nga Puka, por banonte prej vitesh në Tiranë.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Po licisë Kr iminale nga Departamenti i Po licisë Kr iminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Po licisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen./NOA.al