U nis në këmbë nga Como dhe përfundoi në Fano, dy qytete italiane, distanca mes të cilëve është 450 kilometra.
Ai u largua nga shtëpia për t’u qetësuar pas një sh erri që pati me bashkëshorten e tij.
48-vjeçari ishte në “shëtitje”, kurse gruaja e tij de noncoi zh dukjen e burrit në pol icinë e Comos.
Më pas shkoi e mori atë në Fano.
Protagonist i kësaj “shëtitjeje” tejet të gjatë është një 48-vjeçar, i cili është gjetur nga po licia rreth orës 02:00 të mëngjesit, pasi kishte thyer ndalimin e lëvizjes gjatë këtij orari për shkak të pandemisë.
Burri u dërgua më pas në rajonin e po licisë, ku u zbulua se ai mungonte në shtëpi prej gati një jave.
“Il Resto del Carlino” shkruan se kur ai u ndalua nga policia në Fano ishte i kthjellët mendërisht, por i lodhur dhe i ftohur, ndërsa tregoi në po lici për aventurën e tij.
“Eca në këmbë deri këtu, nuk përdora asnjë mjet. Njerëzit gjatë rrugës më ofruan ushqim. Jam mirë, por pak i lodhur”, tha ai./NOA.al