Loading...

Rihapen dyqanet në Itali, njerëzit mësyjnë për të bërë pazar

Mjaftonte që dyqanet të ngrinin qepenat, pas vendimit të fundit të qeverisë italiane, për të parë rrugët e qendrës së qytetit plot me njerëz dhe radhë të gjata në trotuare, pa respektuar distancën.

Pas disa javësh kufizime të pjesshme për shkak të masave anti-Covid, milanezët dhe torinezët kthehen për të mbushur rrugët në dy qytetet kryesore, kur dyqanet janë rihapur, me Lombardinë dhe Piemonten që kalojnë nga ngjyra e kuqe e rrezikshmërisë, në atë portokalli.

Shumë njerëz përpiqen të përfitojnë nga ofertat më të fundit të së “Premtes së Zezë” për të përgatitur kështu dhuratat e Krishtlindjes: turma të vërteta njerëzish janë parë në Torino dhe shumë njerëz gjithashtu edhe në Milano, në Corso Vittorio Emanuele, midis sheshit “Duomo” dhe “Rinascente”.
Kryebashkiakja e Torinos, Chiara Appendino fton qytetarët të jenë të kujdesshëm me një postim në Facebook, duke shkruar: “Ju mund të ecni dhe të blini me përgjegjësi. Sot është një ditë e bukur: pas javësh kufizime, dyqanet janë rihapur. Torinezëve, u jap dy këshilla: të blejmë te dyqanet e lagjes dhe dhe në të njëjtën kohë, të mos ulim vigjilencën”. /noa.al/

Daily life in the Christmas time in Milan during the second wave of the Covid-19 Coronavirus pandemic?, Italy, 29 November 2020. ANSA/MATTEO CORNER
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com