Presidenti Ilir Meta uron gjithë “korifejtë” shqiptarë të polifonisë, sot në 15 vjetorin e përfshirjes së polifonisë shqiptare në UNESCO.
“Sot kam kënaqësinë dhe krenarinë e veçantë të përshëndes 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO!”
“Urimi më i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të polifonisë, të cilët në rolet e “Marrësit”, “Prerësit”, “Hedhësit” dhe “Isos” së kësaj kënge, kanë mbajtur gjallë dhe transmetuar këtë traditë të shquar kombëtare, brez pas brezi”.
“Përshëndes kontributin e grupeve krijuese, bartësve, interpretuesve, rapsodëve, studjuesve dhe artistëve të folkorit e kulturës popullore! Ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar”.
“Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandarë! Lavdi përjetë këngës polifonike”, shkruan Meta dhe ndan videon e mëposhtme.
/NOA.al