Një ditë pas v rasjes së shtetasit shqiptar Adriatik Tresa në Ekuador, po licia lokale ka ndaluar tetë persona, ku vetëm një prej tyre do të ndiqet penalisht.
Mediat ekuadoriane, raportojnë se midis tyre ishin bashkëshortja e viktimës, kunata, vjehrri i tij, dy familjarë të tjerë dhe dy rojet e sigurisë të banesës ku jetonte.
“Familjarët e të ndjerit janë përgjegjës për fshehjen e provave në vendin të ngjarjes, pasi ata morën dokumente, një çantë, një makinë dhe telefonin celular të vi ktimës. Por ende nuk ka detaje të qarta”, tha prokurori Walter Jaramillo.
Sipas mediave lokale, mësohet se në momentin e ek zekutimit, ka qenë vetëm kunata e tij, 26-vjeçare. Prokurori u shpreh se gjashtë prova balistike u gjetën në vendin e k rimit dhe konfirmoi se një nga autorët e dyshuar hyri në ndërtesën e shqiptarit, i veshur me një jelek të ngjashëm me ato që mban po licia.
“Ata u paraqitën si po licë anti-dr ogë. Ajo çfarë është për t’u habitur, është që kamerat e sigurisë në shtëpi ishin shkëputur, nuk kishte asnjë gr abitje, asgjë nuk ishte hapur, sepse supozohet se kontrolli ishte për ‘sqarim’”, deklaroi Jaramillo.
Ky i fundit, theksoi se kunata dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me pu shkë. Siç raportohet nga mediat, skena ka qenë e përgjakshme.
Ndërkohë, kanë dalë detaje të reja për Tresën, i cili prej kohësh jetonte në Ekuador, duke pasur edhe një nënshtetësi të dyfishtë.
Në 6 dhjetor të këtij viti, ai duhej të mbushte 40 vjeç, pra 15 ditë para se të festonte përvjetorin e ditëlindjes ai ek zekutohet br utalisht.
Ai është nga fshati Alltate i Tiranës dhe rezulton të jetë larguar nga Shqipëria qysh prej vitit 2011, periudhë kur ka marë pasaportën shqiptare dhe sipas burimeve nuk ka hyrë më në territorin e Shqipërisë.
Pasaporta e tij shqiptare, skadonte për një muaj, pasi data 9 janar 2021 ishte dhe afati i fundit i përdorimit të këtij dokumenti.
40-vjeçari shqiptar, dyshohet nga po licia ekuadoriane se është njeriu që në vitin 2017, ka v rarë në Guayakuil, shqiptarin Ilir Hidri nga Vlora, por ai dyshohet edhe për el iminimin m afioz të një gazetari vendas. /noa.al/