Ai është rikthyer përsëri mbi motorin e tij, pas një tumori në shpatull. Është historia e një dyzet vjeçari nga Veneto e Italisë, i apasionuar pas motorëve, i operuar në vjeshtën e vitit 2019 në Institutin Ortopedik “Rizzoli” në Bolonjë dhe i cili, pas një viti, rimori funksionalitetin e krahut në mënyrë që të mund të drejtonte “Dukatin” i tij të dashur.
Sëmundja në shpatull, me sa duket beninje në fillim, u evidentua menjëherë. Pastaj diagnoza e “osteosarkomës”, një kancer i rrallë dhe agresiv i kockave. Përballë situatës së rëndë, operacioni ishte i nevojshëm për të hequr pjesën e sëmurë të kockave.
Për fat të mirë, një ndërhyrje konservatore, sepse tumori nuk ishte përhapur akoma dhe funksioni i gjymtyrës mund të ruhej. Por me një perspektivë konkrete të zvogëlimit shumë të fortë, sepse është shpatulla që përcakton lëvizjen e krahut. Pacienti u ndoq nga Dr. Giuseppe Bianchi i Klinikës Ortopedike Onkologjike, qendra kombëtare e referimit për këtë lloj patologjie.
“Ne vendosëm të përdorim metodën më moderne deri më tani për rindërtimin e segmenteve skeletore me gjeometri komplekse, siç është shpatulla, që është heqja e” matur” me udhëzues prerjeje dhe rindërtimi me protezë të personalizuar, duke përdorur shtypjen 3D dhe duke shmangur heqjen e plotë të shpatullës, e cila do të kishte çuar në një dëmtim serioz funksional, me humbjen e lëvizjes së saj, – shpjegoi Dr.Bianchi. – Gjithçka, duke ruajtur kriteret e mjaftueshmërisë kirurgjikale në lidhje me aspektet onkologjike”. Pas një viti 40-vjeçari arriti të hipte përsëri në motor, duke rifilluar plotësisht jetën e tij. /noa.al/