Nje i ri 25 vjecar ka gjetur v dekjen ne nje aksident tra gjik me motor. Lajmi eshte bere publik ne media por edhe nga te njohur te ndryshem te v iktimes qe kane pubikuar mesazhe te ndjera ne rrjetet sociale.
Nje prej tyre ishte avokati Idajet Beqiri i cili tha se 25-vjecari Neald Durraj humbi jeten nderkohe qe prinderit i kishin prenotuar lokalin per ditelindjen…
Mesazhi i avokatit:
Për djalin 25 vjeçar Neald Durraj..
Po ndaj me ju, miqtë e mi, një lajm vërtet tr onditës dhe shumë tr agjik gjithashtu…
Neald Durraj është djali i mikut dhe kolegut tim, Av. Zenel Durraj. Madje është fëmija i vetëm i tij. Ishte me studime në Gjermani dhe i përfundoi ato me sukses.
Neald Durraj është nipi i “Heroit të Popullit” Dino Kalenja.
Në datën 4 dhjetor 2020 ka ditlindjen, mbush plotë 25 vjeç. Prindërit pronotuan një lokal të cilësisë së lartë te “Kodra e Diellit” me qëllim që t’i festonin Nealdit 25 vjetorin e lindjes si dhe diplomimin e suksesshëm në Gjermani.
Por… nuk ishte e thënë. Një ak sident automobilistik me motorr i mori atij jetën dy ditë më parë, dhe sot në Tiranë, ai u përcoll për në V arrezat e Sharrës!
Të qoftë dheu i lehtë dhe të ndritët shpirti i bukur Neald!
Pl aga që ju shkaktua prindërve, të afërmve dhe miqve të tij është shumë e rëndë.
I paharruar kujtimi yt, Neald, ëngjëll që u shove kaq herët…