Loading...

Nëna tenton të sh esë beben një-javëshe se donte të blinte cizme të reja

Një ngjarje e rëndë ka tr onditur opinionin publik në Rusi ku një nënë 25-vjeçare, u arr estua së fundmi në Moskë pasi kishte nxjerrë në shitje vajzën e saj një-javëshe dhe kishte diskutuar me të motrën për një palë çizme që do të blinte kur të merrte paratë.

25 vjeçarja Luiza Gadzhieva u arrestua së fundmi në Moskë. Nëna e pashpirt do të shiste beben e saj në tregun e zi duke reklamuar se kërkonte prindër adoptues dhe se pranonte 3,000 euro për të dhënë fëmijën.

Por oferta e saj u pikas nga autoritetet dhe ajo u arrestua në një operacion ku oficerët u infiltruan si blerës të mundshëm.

Më herët Gadzhieva kishte diskutuar me të motrën se kishte zgjedhur një palë çizme që do të blinte pasi të merrte paratë.

Në një video të po licisë shihet Gadzhieva që fsheh fytyrën e turpëruar teksa merret në pyetje nga detektivët.

Gadzhieva, nga Dagestan përveç çizmeve do të përdorte paratë dhe si depozitë për blerjen e një shtëpie.

Komisioni rus i hetimit tha: “Pas marrjes së parave ajo dha i fëmijën klientit dhe i shkroi një faturë. Gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi krimin dhe u akuzua. Aktualisht jeta e fëmijës nuk është në rrezik. Hetimet vazhdojnë”.

Bebja është marrë nën kujdes nga autoritetet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com