Loading...

Kapet vlonjati/ Shkatërrohet në Itali dhe Shqipëri grupi kriminal

Finalizohet një operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kr iminal në fushën e na rkotikëve, në bashkëpunim me autoritetet italiane, i cili u zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali.

“Ricavo”, u kodua operacioni gjatë të cilit u ekzekutuan 9 urdhër-arr este të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s në Itali.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve pol icore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona, shtetas italianë, ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga policia e Vlorës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, Rikardoroha Basho, 26 vjeç.

Operacioni “Ricavo”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar k riminal.

Operacioni u kurorëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, po licisë Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane misioni Interforza. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com