Një shtetas grek i cili prej kohësh bashkëjetonte me një grua nga Fieri, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja është shënuar ditën e sotme rreth orës 13:00, në fshatin Li bofshë, Fier.
Në oborrin e banesës, është gjetur nga bashkëjetuesja e tij, i vetëvarur shtetasi grek Jorgos Angjelidhis, 44 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen E. G., në banesën e saj në Libofshë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /noa.al