Një letër e shkruar 77 vjet më parë nga fizikanti Albert Einstein (1879-1955) – laureati i shquar i Nobelit, teksa dënonte me vendosmëri racizmin dhe ndarjen racore në Shtetet e Bashkuara – ka dalë në shitje, përmes një lloj ankandi, nga nj ë librari e Nju Jorkut, për një çmim 85,000 dollarë.
Letra është dërguar me 22 shtator 1943 dhe i drejtohet Walter F. White, një udhëheqës me ndikim i të drejtave civile afrikano-amerikane, që drejtoi Shoqatën Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë nga 1929 deri në 1955.
Ajnshtajni vlerësoi White për betejën e tij kundër racizmit dhe paragjykimeve shoqërore.
“I nderuar z. White, më bëri shumë përshtypje fjalimi që ju mbajtët disa vjet më parë në një takim të Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë, në Princeton”.
“Unë e di se sa e vështirë është të zgjosh ndërgjegjen e njerëzve edhe me zemër të mirë, dhe me qëllime të mira, kur atje Përfshihen paragjykimet e rrënjosura,” – shkroi Ajnshtajni. – “Ajo që ju po bëni pandërprerë për përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkëqytetarëve tanë me ngjyrë, për drejtësi dhe për realizimin e unitetit kombëtar të popullit amerikan, është me të vërtetë një punë e shkëlqyeshme”.
Ajnshtajni, kur shkoi letrën më 1943, tha se e dëgjoi White duke folur “disa vjet më parë”.
Diçka duhet t’i ketë bërë përshtypje të thellë për fjalimin e White, që ai të shkruante këtë letër të zhytur në mendime për White më shumë se tre vjet pas leksionit në Princeton,” shpjegoi Michael DiRuggiero i biblotekës së Manhattan “Rare Book Company”.
Ai tha se gjithashtu kjo është një nga disa letrat e shkruara me dorë nga Ajnshtajni në anglisht. Gjermanishtja ishte gjuha e tij e preferuar.
Më 28 Prill 1940, Walter White ishte folësi kryesor në “një takim ndër-racor të sponsorizuar nga Shoqata Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë”, ku tema ishte “Çfarë Ndodh me Demokracinë kur Ndërthuren Ngjyrat”.
Ky është fjalimi që frymëzoi letrën e Ajnshtajnit tre vjet më vonë.
Në atë kohë, Universiteti Princeton nuk pranonte studentë Afrikano-Amerikanë dhe komuniteti akademik po debatonte nëse duhej t’i jepte fund veçimit racor në universitet.
Princeton pranoi studentin e saj të parë afrikano-amerikan në vjeshtën e vitit 1947, shtatë vjet pas fjalimit të White dhe katër vjet pas letrës së Ajnshtajnit.
/NOA.al