Zbulim i jashtëzakonshëm për historinë e letërsisë dhe teatrit. Një profesor gjeti një botim shumë të rrallë të “Dy bashkëshortëy fisnikë”, vepra e fundit e shkruar nga William Shekspir, botuar pas vdekjes në vitin 1634. Zbulimi i madh ndodhi në Salamanca të Spanjës.
William Shekpir sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim. Ai është shkrimtari më i njohur i Mbretërisë së Bashkuar dhe një nga dramaturgët më të vlerësuar në botë, veprat e të cilit janë studiuar dhe interpretuar në teatro prej shekujsh.
Zbulimi i fundit u gjet rastësisht. Kjo është ajo që i ndodhi profesorit kanadez John Stone, një mësues i Filologjisë në Universitetin e Barcelonës. Ndërsa që po kërkonte dokumente për filozofin Adam Smith në bibliotekën e Real Colegio de Escoceses në Salamanca, Profesori Stone gjeti diçka jashtëzakonisht të vlefshme.
Jo Hamletin, Otellon apo Romeo dhe Zhulietën, por botimin e parë të veprës së fundit të shkruar nga Shekspiri: “Dy bashkëshortët fisnikë”.
Siç shpjegon National Geographic Spain, zbulimi është i jashtëzakonshëm sepse veprat e shkrimtarit nuk ishin përfaqësuar në Spanjë para shekullit të 18-të (100 vjet pas vdekjes së Shekspirit), kështu që zbulimi i një botimi të 17-të e bën gjithçka unike dhe emocionuese.
“Dy bashkëshortët fisnikë” është vepra e fundit e njohur e William Shekespirit, e shkruar bashkë me John Fletcher, mikun dhe pasardhësin e tij, në vitin 1613. Shekspiri vdiq tre vjet më vonë, ndërsa tragjikomedia u botua në 1634.
Sipas profesorit John Stone, kjo është vepra më e vjetër e Shekspirit që ka ardhur në Spanjë. Hipotezat për momentin janë dy: ose libri ishte pjesë e koleksionit të librave të njërit prej studentëve të Kolegjit Mbretëror të kohës, i cili shkoi në bibliotekë pas vdekjes së tij, ose mbërriti me kërkesë të Hugh Semple, rektorit të parë të kolegjit katolik. Gjithsesi zbulimi fatlum përfaqëson një moment të paharrueshëm dhe historik. /noa.al