Loading...

Vlorë/ Gruaja humb jetën duke u vetëhelmuar

Një grua ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme mbrëmjen e sotme pasi u helmua me një toksik shumë të fortë i cili përdoret për eliminimin e brejtësve.

Gruaja ka vuajtur për orë derisa dha shpirt në spitalin e Vlorës, ndërsa është e paqartë pse e ndërmori aktin e vetëflijimit.
Gjithçka u mësua sonte rreth orës 18:15, kur në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë.

E ndjera më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.

Grupi hetimor tha se po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com