Loading...

Motra shkon për të lindur, burri i saj a buzon me motrën 11-vjeçe

Motrën e dërguan në maternitet për të lindur, ndërsa burri i saj u kthye në shtëpi dhe më abuzoi.

Me të ëmën që i mbante duart për ta inkurajuar, një 11-vjeçare me banim në Tiranë denoncoi burrin e të motrës si përdhunues. E mitura u bind se duhej ta tregonte abuzimin seksual menjëherë sapo kunati u largua si emigrant në Greqi.

Burimet e prokurorisë së Tiranës tregojnë për Top Channel se shtetasi me inicialet K.Z., është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave.

Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet pasi e ëma ishte e divorcuar.

Sipas një burimi zyrtar janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11-vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen.

“Mami më ka kapur, burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje”, është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com