Aktorja Diana Rigg, e famshme për rolet Emma Peel në seritë televizive “The Avengers” dhe Olenna Tyrell në “Game of Thrones”, vdiq sot në moshën 82 vjeç.
“Ajo vdiq paqësisht herët këtë mëngjes. Ishte në shtëpi me familjen e saj, të cilët kanë kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë,” – tha agjenti i saj.
Diana është e njohur gjithashtu për rolin e uajtur “Tracy”, e vetmja grua që u bë Znj. ‘James Bond’, në filmin e vitit 1969.
Ajo gjithashtu u shfaq në ‘Victoria’ të ITV.
Ajo luajti dukeshën e ‘Buccleuch’, në dramën mbretërore.
Olenna Tyrell bëri paraqitjen e saj të fundit në ‘Game of Thrones’ vitin e kaluar.
Vitin e kaluar ajo foli për kënaqësinë e saj për rolin e saj në “Game of Thrones”, duke i thënë BBC: “Më pëlqen të luaj [personazhet] e këqinj. Ata janë shumë më interesant se sa personazhet e mirë”.
“Ka disa aktorë që nuk u pëlqen të luajnë rolet e këqija; u pëlqen të pëlqehen. Më pëlqen të mos më pëlqejnë”, – tha ajo.
Në vitin 1990, Dame Diana fitoi çmimin aktorja më e mirë ‘Bafta TV’, për rolin e një vjehrre të vështirë në “Dashuria pë Nënën” . Ajo gjithashtu fitoi një çmim special ‘Bafta’ në 2000 për “The Avengers”, ndarë me yjet e tjerë të serialit, Honor Blackman, Joanna Lumley dhe Linda Thorson.
Diana u nominua gjithashtu për nëntë çmime “Emmy”, duke fituar për rolin e saj si Znj Danvers, te “Rebecca” në vitin 1997.
/NOA.al