Loading...

Italia merr vendimin e shumëpritur

Italia ka marrë një vendim të shumëpritur nga çiftet që u ndanë prej koronavirusit. Sipas vendimit të marrë sëfundmi nga qeveria italiane, të cilin e ka publikuar edhe ambasada në faqen e saj zyrtare, ata që kanë partnerin/partneren në Itali do e kenë më të lehtë të shkojnë në vendin fqinj.

Vendimi lehtëson kështu edhe kalimin e shqiptarëve në drejtim të Italisë nëse rezultojnë të martuar apo vërtetojnë përmes dokumenteve lidhjen me një shtetas shqiptar apo italian.
VENDIMI

“Me Vendim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020 (kliko këtu për tekstin dhe këtu për dokumentet ashkëlidhur), masat në fuqi për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin kombëtar të parashikuara nga Vendimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave i datës 7 gusht 2020 si edhe dispozitat e parashikuara nga urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë të datës 12 gusht dhe 16 gusht 2020, janë shtyrë deri më 7 tetor të vitit 2020.

Lutemi të kushtohet vëmendje e veçantë mbi çështjet në vijim:
– lejohet bashkimi për çiftet ndërkombëtare, edhe jo bashkëjetuese, nëse ekziston një marrëdhënie afektive e provuar dhe e qëndrueshme, arsye për të cilën shtetasit shqiptarë që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme afektive me një shtetas/e italian/e (ose shqiptar/e me vendbanim në Itali) do të mund të hyjnë në Itali për t’u bashkuar me ta;

– hiqet ndalimi i hyrjes apo kalimit tranzit në territorin italian për personelin e policisë së Shtetit;

– dokumenti C bashkëlidhur Vendimit përditëson në tërësi informacionin mbi kufizimet e aplikueshme në udhëtimet nga dhe për në territoret përtej detit.

Këshilli i Ministrave ka vendosur, më datë 29 korrik 2020, shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin kombëtar deri më datë 15 tetor 2020, për shkak të rrezikut shëndetësor lidhur me patologjitë që rrjedhin nga agjentë viralë të transmetueshëm, duke iu referuar veçanërisht COVID-19.

Me datë 7 gusht është aprovuar Vendimi i ri i Kryetarit të Këshillit të ministrave që, ndër të tjera, rregullon lëvizjet nga/për në Itali prej datës 9 gusht deri më datë 7 shtator 2020″.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com