Loading...

Ak sidenti në Vlorë, në makinë ishin dy vajza, drejtuesja e mjetit humb jetën

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ak sidentin tr agjik në Nartë, ku humbi jetën një vajzë dhe u plagos rëndë një tjetër.

Dyshohet se drejtuesja e makinës po lëvizte me shpejtësi të lartë, dhe në një moment humbi kontrollin e mjetit.

Makina ka përfunduar përmbys, ku për pasojë njëra prej vajzave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë tjetra është transportuar në spital, ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Viktima G. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, ishte drejtuese e mjetit kurse S. K., 38 vjeçarja e plagosur, banuese në Vlorë, ishte pasagjere.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

/noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com