Një 51-vjeçar në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi.
Shpëtim Krasi e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij.
Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen në banesë, që ndodhet në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit, ai kishte konsumuar “fostoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur.
Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.
Familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekpsertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak.
Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat.
Sipas familjarëve ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.
Por kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten,me të cilën ishte në procedurat e divorcit.
Familjarët dhe të afërmit kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit 51-vjeçarin nga Berati.
/NOA.al