Dy shqiptarë të akuzuar për t rafik ndërkombëtar d roge, u arr estuan në Angli dhe Gjermani, në sajë të bashkëpunimit me Antimafian e Barit, në Itali.
Dy shqiptarët janë 37-vjeçari Elton Hamza dhe një 43-vjeçar me inicialet C.S., ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër-arresti europian në 30 qershor, në kuadër të operacionit të koduar “Kulmi”, nga po licia e Barit.
37-vjeçari Elton Hamza, në ditët në vijim do të ek stradohet në Itali, ndërsa pr angosja e tij u bë pranë aeroportit të Heathrow, në Londër.
Kapja e tij u bë në sajë të identifikimit dhe monitorimit të profilit të tij në Instagram, pas kontakteve me një profil fiktiv me hetuesit, ku pretendohej se pas tij fshihej një vajzë shqiptare.
Pikërisht gjatë momentit të takimit me vajzën e pretenduar, u arrestua nga policia.
Ndërkohë 43-vjeçari C.S., u arrestua në Gjermani, në sajë të shkëmbimeve të informacionit mes autoriteteve të dy shteteve. /noa.al