Loading...

Dëshmia e nënës: ‘Vajza më tha se po dal të pi kafe me një shok’

Kanë kaluar tre ditë nga gjetja e trupit të pajetë të 17 vjeçares Enisa Dodës në plazhin e Velipojës, teksa e ëma ka dëshmuar se e ndjera, i kishte kërkuar leje për të pirë kafe me një shok.

Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës, ndërsa janë të paqarta të dhënat lidhur me raportin e të ndjerës me 25-vjeçarin.

“Vajza më tha mua se po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Në momentin e arrestimit, ai i ka qëndruar të njëjtës alibi si në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.

Ditën e djeshme u mësua se Bajraktari është i martuar në Angli dhe se pritet të bëhet baba.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com