Loading...

OBSH jep lajmin e keq

Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme tha se hulumtimet për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit kanë bërë një përparim të rëndësishëm.

Drejtori i emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan është shprehur se edhe pse ka një përparim të vaksinës sërish nuk do të jetë gati deri në fillim të 2021.

“Ne po bëjmë përparim të mirë. Duhet të sigurohemi që vaksina të jetë e sigurt dhe efektive përpara se të jepet tek populli. Do të jetë pjesa e parë e vitit të ardhshëm kur do të fillojmë të shohim njerëz të vaksinuar”, tha Ryan për ‘reuters’.

Kujtojmë që kjo deklaratë e Ryan vjen pasi dy ditë më parë vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, e quajtur ChAdOx1 kundër Covid-19, ka dhënë rezultate pozitive.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com