Loading...

Papa Françesku mban lutjen e parë në Shën Pjetër pas izolimit

Papa Françesku mbajti sot lutjen e tij të parë ”Angelus” para adhuruesve në Sheshin e Shën Pjetrit, që nga heqja e kufizimeve kundër koronavirusit.

Sheshi përballë bazilikës së Shën Pjetrit ishte mbyllur që nga muaji mars.

Gjatë javëve të kaluara, Papa ka bërë lutjen e tij të mesditës nga dritarja e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit.

Shumë pak njerëz u lejuan në shesh.

Adhuruesve i kërkohej të ruanin distancën nga njëri tjetri për të mbrojtur veten nga virusi.

Më 18 maj, Italia hoqi shumë nga kufizimet e vendosura më 10 mars.

Gjithashtu u lejuan dhe shërbesat fetare. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com