Loading...

“Nga aksi Shëngjin-Velipojë te aeroporti i Vlorës dhe ai i Sarandës”/ Investimet e qeverisë me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për vendin

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te projektet e rëndësishme infrastrukturore që do të nisin dhe do të kenë një impakt shumë të rëndësishëm ekonomik e social për vendin.

“Uroj që në vjeshtë të kemi mbyllur dhe proceset e ndërprera nga ndërhyrja e beftë e COVID-19 të aeroportit të Vlorës, aksit të ri rrugor Milot-Thumanë-Rrogozhinë-Fier, hekurudhës Tiranë-Durrës si dhe të finalizojmë programin e ndërtimit të aeroportit të Sarandës bashkë me tunelin e Llogorasë dhe të fazës përmbyllëse të rrugës Qukës-Qafë Plloç”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “brenda 90 ditëve të ardhshme do të kemi nisur në terren punën për akset e reja Shëngjin-Velipojë, dhe besoj Orikum-Dukat, Vlorë-Rradhimë-Orikum”.

Rama tha se po ashtu ka edhe një sërë projektesh të reja më të vogla në kosto, por me impakt të rëndësishëm ekonomik e social në nivelin e komuniteteve në shumë pika nevralgjike të vendit.

“Ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë për shumë kohë. Shqipëria e qeverisur prej nesh u bë një vend shumë më i mirë”, tha Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com