Loading...

Italia zyrtarizon datën e hapjes për të gjithë aeroportet

Italia ka zyrtarizuar datën e rihapjes për të gjithë aeroportet në vendin e saj, duke vendosur datën 3 qershor për rifillimin e fluturimeve në shtetin fqinj.

Ka qenë Ministrja e Transporteve Paola de Micheli që e ka bërë të ditur këtë lajm gjatë seancës parlamentare ditën e mërkurë.

“Do të jetë e mundur të vazhdohet me rihapjen e të gjitha aeroporteve duke filluar nga 3 qershori, kur do të rifillojnë fluturimet”, tha ministrja.

De Micheli shtoi se kufizimet aktuale kombëtare dhe ndërkombëtare do të përfundojnë gjithashtu për transportin publik brenda vendit,

Fluturimet u pezulluan në të gjitha aeroportet kryesore italiane më 14 mars, përveç fluturimeve thelbësore.

Aeroportet e Romës, Ciampino dhe Firence u lejuan të rihapen më 4 maj, por qendra e Milanos mbeti e mbyllur për shkak të mungesës së trafikut ajror.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com