Loading...

OBSH debaton për një përgjigje globale ndaj COVID-19

Asambleja Botërore e Shëndetësisë, që mblodhi sot 194 vende të OBSH-së, u hap sot virtualisht, për herë të parë në historinë e saj për të debatuar për përgjigjen ndërkombëtare për pandeminë, me tensionet kino-amerikane dhe diskutimet mbi vaksinën.

Në hapje të diskutimeve, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gurerres kritikoi vendet që kanë injoruar rekomandimet e OBSH-së, duke theksuar se bota po paguante çmimin të lartë për strategjitë e ndryshme.

“Si pasojë, virusi u përhap në mbarë botën dhe tashmë po drejtohet drejt vendeve të jugut, ku mund të ketë efekte edhe më shkatërruese”, shtoi ai duke bërë thirrje për një përpjekje shumëpalëshe të madhe përballë kësaj tragjedie.

“Shpresoj që kërkimi për një vaksinë mund të jetë pikënisja”, theksoi ia.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi se do të nisë një hetim i pavarur mbi përgjigjen ndaj pandemisë nga OKB dhe shtetet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur, në momentin e duhur.

“Unë do të filloj një vlerësim të pavarur sa më shpejt të jetë e mundur në kohën e duhur për të shqyrtuar përvojat dhe mësimet e marra dhe të bëj rekomandime në kuadër të përmirësimit të gatishmërisë dhe përgjigjes për pandemitë kombëtare dhe globale”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus para 194 vendeve anëtare të OBSH.

“Një vaksinë e mundshme kineze do të bëhet një e mirë publike botërore”, theksoi sot presidenti kinez, Xi Jinping gjatë edicionit të 73 të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Në një fjalim video të ritransmetuar në Gjenevë, numri një kinez theksoi se vendi i tij do t’i kushtonte dy miliardë dollarë luftës botërore kundër COVID-19. / atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com