Loading...

Lëshohen 60 satelitë për internetin global

Lëshohen 60 satelitë të tjerë në hapësirë për internetin global, ku me këtë mision konstelacioni arrin në 420 satelitë.

Nisja u zhvillua me raketë Falcon 9 nga baza e Cape Canaallel, Florida. Dy minuta e gjysmë pas ngritjes, faza e parë e Falcon 9 u nda nga faza e dytë për të filluar një zbritje të kontrolluar në atmosferë e cila çoi në një zbarkim të përsosur në platformën në Oqeanin Atlantik jashtë Karolinës së Jugut.

Nisja është pjesë e programit të Elon Musk për ndërtimin e një plejade të satelitëve të vegjël me brez të gjerë, secila me peshë rreth 220 kilogramë, e cila do të sigurojë mbulimin global të internetit, në mënyrë që të sjellë sinjalin në zonat që tani nuk kanë hyrje në internet me shpejtësi të lartë sepse nuk arrihet nga lidhja kabllore.

SpaceX ka përfituar lejen nga Komisioni Federal i Komunikimit të SHBA për të sjellë një flotë prej 12,000 satelitësh Starlink në orbitë. Sipas kompanisë, shërbimet e para, në disa rajone të Tokës, mund të fillojnë tashmë deri në fund të vitit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com