Një gjykatë në Spanjë sot ka dënuar me burg 9 ish-drejtorë, futbollistë dhe biznesmenë, pasi i shpalli fajtorë për bashkëpunim në manipulime mbi rezultatin e ndeshjeve të futbollit.
Është hera e parë që dikush dërgohet në burg për manipulimin e ndeshjeve në Spanjë.
Hetimi u përqendrua në dy ndeshjet në fund të sezonit 2013-14 në të cilat drejtuesit e Osasuna-s paguan dy lojtarë të Real Betisit për të ndikuar në rezultate.
Një gjykatë në rajonin Navarra deklaroi se ish-drejtuesit e Osasuna-s paguan ish-lojtarët e Betisit, Antonio Amaya dhe Xabier Torres për t’i inkurajuar ata të mposhtnin Real Valladolidin në ndeshjen e parafundit dhe më pas të humbnin kundër Osasuna-s në ndeshjen e fundit të sezonit.
Gjykata e dënoi Amaya dhe Torres me një vit burg.
Ish-ekzekutivi i Osasuna-s, Angel Vizcay u dënua më 8 vjet e tetë muaj. Dy biznesmenë po ashtu u shpallën fajtorë për manipulimin e ndeshjeve. /atsh