Në ballkone apo në rrugë, ata janë duartrokitur në mbarë botën. Mjekët, infermierët apo ndihmësit janë kthyer në heronjtë planetarë të pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar rreth 118 000 të vdekur dhe 1,9 milionë të infektuar.
Nga Douala në Nju Jork, epiqendra e re e infeksionit, Guayaquil ose Romë, jeta e tyre e përditshme mbetet gjithsesi duke u përpjekur, mes fluksit të pacientëve, mungesës së pajisjeve, frikës së kontaminimit apo mbështetjes për pacientët të prekur rëndë.
ITALI: frika e kontaminimit
Në Itali, një nga vendet më të prekura në botë, dhjetëra mjekë dhe infermierë kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe mijëra punonjës të personelit shëndetësor janë infektuar.
Maska, kaska, doreza, pantallona të gjëra … po i shndërrojnë gradualisht infermierët dhe mjekët në kozmonautë. Dhe kjo merr shumë kohë.
“Nuk përcaktojmë dot një kohë specifike për këtë proces, por kemi vlerësuar se për një honorar prej shtatë orësh, rreth 40-50 minuta përdoren vetëm për veshjen”, shpjegon Silvana Di Florio , koordinatore e infermierëve në njësinë e kujdesit intensiv COVID-19 në spitalin Tor Vergata në Romë.
“Kur bëhet fjalë për larjen e duarve dhe dekontaminimin e duarve, mund të flasim për 60-75 minuta në ditë,” shton ajo.
“Personeli mjekësor nuk duhet të sëmuret, jo aq shumë për kapacitetin e tij të punës, por sepse nuk do të ishte e drejtë!”, thekson ajo.
EKUATOR: kaos në rrugë
“Ne jemi nisur në luftë pa armë!”. Një infermiere e sëmurë nuk e fsheh zemërimin e saj në Guayaquil, në këtë port të bregut paqësor, 80 prej kolegëve të saj janë kontaminuar, pesë kanë humbur jetën.
Me qindra kufoma në banesa për shkak të mungesës së hapësirës në morg dhe shërbimeve të mbingarkuara spitalore dhe funerale, koronavirusi po shkakton kaos në kryeqytetin ekonomik të Ekuadorit, një nga vendet e Amerikës Latine më të prekur nga pandemia.
“Pajisjet e nevojshme nuk ishin gati kur kjo epidemi kishte mbërritur tashmë duke shkatërruar Europën”, thekson e dëshpëruar një infermiere 55-vjeçare, e detyruar të trajtojë veten në shtëpi pasi spitalet janë të mbingarkuara.
“Departamenti i urgjencës ka pritur pacientë me simptoma domethënëse, por në mungesë të testesh ata janë trajtuar sikur të kishin grip dhe janë dërguar në shtëpi”, shton ajo.
KAMERUN: si të veprojmë me të afërmit?
“Është e komplikuar me familjen”, dëshmon mjeku Roger Etoa, 36 vjeç dhe drejtor i qendrës shëndetësore në Duala, një prej qyteteve kryesore të Kamerunit, mes më të prekurve të Afrikës Subsahariane.
“Unë jetoj me gruan dhe fëmijët e mi, kur mbërrij në mbrëmje nxitoj në dush, por është e vështirë t’i pengojmë fëmijët të kërcejnë mbi ne”, dëshmon ai duke shtuar se si një masë paraprake unë merrni klorokin edhe pse nuk dihet ende nëse funksionon si një parandalues apo edhe si kurativ.
“Kemi frikë, ashtu si pjesa tjetër e popullsisë, nga frika se mos e kemi vendosur keq maskën, nuk na përshtatet mirë veshja, kur jemi përballë një pacienti që ka simptoma”, rrëfen mjeku.
“Kur zgjohemi në mëngjes dhe kemi pak dhimbje koke, pyesim veten: “Po sikur të jetë kështu? Dhe nëse do ishte radha jonë për t’u prekur nga koronavirusi?”, shton ai.
SPANJË: pacientët të ndarë nga familjet e tyre
“Është e e vështirë të shikosh se ka pacientë që janë vetëm dhe që nuk kanë familjarë për t’i shoqëruar”, thekson Antonio Álvarez, një infermier 33-vjeç në njësinë e kujdesit intensiv në Vall Hebron, spitali më i madh në Barcelonë.
Ai thotë se i thërret familjet çdo ditë dhe kur pacienti është i sëmurë në fazën përfundimtare, bën të pamundurën që një anëtar i familje të mind t’i thotë lamtumirë pas pas xhamit që izolon pacientin në kutinë e tij.
“Ata u thonë lamtumirë atyre nga dera dhe është ndoshta hera e fundit që i shohin sepse ceremonitë e varrimit janë ndaluar.
“Nëse do të ishte një anëtar i familjes time, unë nuk mund të rrija i qetë, as ta shihja pas asaj dere, është një situatë shumë e vështirë, një zi shumë e ndërlikuar.
TURQI: si në luftë
“Të gjithë po punojnë shumë sikur të ishin në luftë”, theksoi profesor Nuri Aydin, rektori i Fakultetit të Mjekësisë në Cerrahpasa në Stamboll.
“Atmosfera këtu nuk është ajo e një vendi pune normal, por ai i një fushë beteje,” përshkruan ai ndërsa tregon spitalin.
Rreth 60% e rasteve me koronavirus në Turqi janë regjistruar në Stamboll, një qytet i përhapur me më shumë se 15 milionë banorë dhe kryeqyteti ekonomik i këtij vendi.
Nga frika e kontaminimit të të afërmve të tyre, disa anëtarë të personelit infermieror flenë në hotel ose në rezidencat studentore të shndërruara në qendra akomodimi.
“Ata po bëjnë diçka mbinjerëzore. Nuk ka asnjë çmim për punën e kujdestarëve, ata janë në shërbim të njerëzimit”, thekson Aydin.
SHBA: mungesë mbrojtjeje
“Ne jemi luftëtarët në pararojë (..) dhe nuk kemi as armë, as forca të blinduara për të na mbrojtur nga armiku”, thotë Judy Sheridan-Gonzalez, infermiere e urgjencës gjatë një demonstrimi të fundit para një spitali në Nju Jork.
Në pikëpyetje si në shumë vende mungesa e maskave,veshjeve dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse që rrezikojnë ata dhe pacientët e tyre.
Me rreth 195 000 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe afro 10 000 të vdekur, shteti i Nju Jorkut është epiqendra e pandemisë në SHBA, vendi më i prekur sot.
Benny Mathew, një koleg infermier, 43 vjeç, thotë se ai e mori virusin pasi trajtoi të paktën katër pacientë. Pas kohë më pas pati ethe, por spitali i kërkoi që të kthehej në punë.
“Ata më thanë që të vendos një maskë dhe të kthehesha … Ne kemi pak staf, kështu që unë mendoj se ishte detyra ime të kthehesha (…) por kisha nga frika për transmetimin e sëmundjes tek kolegët e mi”, shtoi ai.
FILIPINE: një “makth”
“Është një makth i gjallë”, thotë Ferdinand de Guzman, mjek në spitalin San Lazaro në Manila, 60 vjeç, dhe ai vetë një person në rrezik. Në këtë qendër të specializuar në sëmundjet infektive, ne kemi parë të tjerë, por kurrë më parë si kjo.
Numri i shtretërve të kujdesit intensiv është i kufizuar dhe mjekët detyrohen të zgjedhin përballë pacientëve që mbërrijnë.
“Dhe kthimi në shtëpi pas ditëve prej 12 orësh në punës shndërrohet në një telash. Ne nuk dëshirojmë të kthehemi sepse shqetësohemi për familjet tona”, shton ai.
GJERMANI: ndihmë për fqinjin francez
“Kemi pasur dy pacientë, të moshës 64 dhe 68 vjeç, të cilët erdhën nga Colmar në Francë dhe që tani kanë mundur të largohen në vendin e tyre”, thekson Thomas Kirschning, 44 vjeç, koordinator i njësisë së kujdesit intensiv të spitalit të Mannhemit, që ndodhet në një rajon në kufi.
“Kjo ka qenë motivuese për ekipin që ishte në gjendje të ndihmonte sepse ne kishim ende shtretër në Mannheim. Dhe ishte e qartë për të gjithë që të kujdeseshin për këta pacientë pasi Franca po përballej me një situatë emergjente “, shton ai.
Edhe për të, kthimi në shtëpi natën bëhet shqetësues.
“Ne po mundohemi të mos bëjmë gabime dhe të mos e rrezikojmë veten”, tha mjeku i martuar, me dy vajza.
“Por në shtëpi është e qartë që nuk kemi afërsi të njëjtë ashtu si para kësaj pandemie. Të gjithë jemi pak të shqetësuar, familja ime për mua dhe unë për familjen”, thekson ai./atsh