Loading...

Vrau partneren shqiptare, 39-vjeçari baba i një foshnje që vdiq dhe u zhduk. Rasti i çuditshëm, i cili nuk u zbardh kurrë

Në një rast të çuditshëm, për të cilin ende nuk janë dhënë përgjigje të plota, përfshihet partneri 39-vjeçar i 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati, e cila akuzohet për vrasjen e saj brutale natën e Vitit të Ri në Selanik.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për zhdukjen e trupit të fëmijës që kishte në vitin 2009 me partneren e tij në atë kohë 17-vjeçare dhe i cili ndërroi jetë si pasojë e një infeksioni spitalor.

Kur 39-vjeçari dhe partnerja e tij u informuan se i porsalinduri kishte vdekur, çifti fajësoi maternitetin publik, duke pretenduar se fëmija nuk kishte vdekur por se dikush ishte zhdukur për ta dhënë për birësim.
Pas denoncimit, një prokuror kishte urdhëruar hapjen e varrit të fëmijës, por kur u bë zhvarrosja, arkivoli ishte bosh, pa sqaruar se çfarë ndodhi me trupin.

Më tej pasoi një hetim policor dhe gjyqësor që u hodh në dosje për përgjegjësitë e maternitetit, me një nga skenarët e qarkulluar në atë kohë, duke folur për tentativa për të kërkuar dëmshpërblim në emër të prindërve.

Madje në vitin 2013, ata kishin kërkuar rihapjen e dosjes pasi besonin se foshnja ishte viktimë e një rrjeti të trafikut të foshnjave, ndërsa kishin siguruar edhe ADN-në për të parë nëse kishin lidhje me të voglën Maria, 4-vjeçare, e cila u gjet në një kamp rom dhe u zbulua se nuk është fëmija biologjik i familjes me të cilën jetonte.

Ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit, megjithatë sot pretendon se ai nuk ka lidhje me rastin e zhdukjes, duke thënë ndër të tjera se “nëse ai do të ishte i përfshirë nuk do të kisha pasur dy fëmijë me të, por do të isha larguar”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com