Detaje të reja kanë dakë nga arrestimet që janë bërë nga policia greke në lidhje me vrasjen e 2 mafiozëve grekë Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis.
Sipas News24 bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo, nga Poshnja e Dimalit. I riu ndodhet i burgosur në Mal të Zi pas dyshimeve se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.
Ndërkohë, 6 urdhër arrestet e tjera janë për 3 gjeorgjianë, 1 uzbekistanas, 1 rus dhe 1 grek. Ata akuzohen edhe për një tentative vrasje dhe disa shpërthime eksplozivi.
Gjatë arrestimit të tij në tetor 2023 në Mal të Zi, Xhonatani është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetasi me inicialet P.V., dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë.